General

Trëndafil qeni-Kaça (lat. Rosa canina)

Posted at July 13, 2016 | By : | Categories : General | 0 Comment

Përshkrimi: Shkurre 1-3 m, ngritur me kërcej të blertë. Gjëmat (thumbat) të fortë, grremçakë ose harkor me fund të zgjatur. Gjethëza 5-7, vezake ose eliptike, të shogëta dhe pa gjëndra, me dhëmb të thjeshtë ose të dyfishtë. Lulet të vetmuar ose të pakëta në vastak. Fryti i kuq i shogët 10-20 mm, rruzullor deri eliptik.

Përhapja në Kosovë: Rritet në vende me shkurre gardhe të arave ose rrënzë  maleve..

Pjesët e përdorshme:  fryti , farat (fryte akene) (Rosae pseudofructus), lulet e thara dhe vajrat esenciale të ekstrahuara  nga lulet.

Vjelja: Frytet dhe farat (aknet), vjelën në fund të verës dhe në vjeshtë pasi të piqen, lulet vjelën në lulëzim.

Tharja: Frytet dhe farat thahen  në furra 55 0C. Raporti: 6:1. Lulet thahen nën hije ose në furra në temperatur 400C.

Kategoria terapeutike: Diuretic.

Përdorimi: Frytet tradicionalisht janë përdorë si çaj gjatë inflamacioneve të rrugëve gastrointestinale.  Farat janë përdorë si diuretic.

Përgatitja dhe doza: 2-2.5 gr frute të grimcuara, 1-2 gr fara të shtypura, 1-2 gr petale të thara në një gotë me ujë valë.

34151492

OLYMPUS DIGITAL CAMERA

rosal-silvestre-escaramujo-rosa-canina-50-semillas-spg-[2]-20549-p

 

About agroproduct

Leave a Comment