General

Kinla (lat. Sambucus ebulus)

Posted at July 14, 2016 | By : | Categories : General | 0 Comment

Përshkrimi: bimë barishtore shumëvjeçare deri 2 m e lartë kërcelli i drejt, zakonisht i thjeshtë. Gjethëzat gjatore deri gjatore-heshtore, të sharruara, përsipër të shogëta, pëposh  pushlore. Lulesa me diametër 5-16 cm, vastakore që duket si ombrellë. Kurora e bardhë, rrallë e trëndafiltë nga jashtë. Fryti rruzullor i zi, 4-6 mm.

Përhapja në Kosovë: Rritet në toka të papunuar dhe buzë  rrugëve.

Pjesët e përdorshme:  Fryti  (Sambuci fructus ) dhe lulet (Sambuci flos)

Vjelja: Lulet vjelën gjatë muajt maj. Frytet vjelën gjatë korrikut-gushtit pasi ta marrin ngjyrën e zezë.

Tharja: Frytet thahen në furra në temp.50 0C. Raporti: 6:1.

Kategoria terapeutike: diuretik, laksativ, tradicionalisht si diaforetik.

Përdorimi: Bimë mjekësore dhe ngjyruese. Lulet përdorën kundër djersitjes dhe urinimit me vështirësi ndërsa frytet për ndihmesë në rrugët e  frymëmarrjes dhe si diuretik.

Përgaditja : Si Lulja ashtu edhe Fryti përgaditen si çaj. Për çajin e lulës duhet të mirren 0,20 gr lule të thara të vendosen në ujë të vluar të qëndroj rreth 15 min. Ndërsa për çajin e frytave duhet mirren 0,50 gr fryta të thara të shtypura dhe të vlohen për 10 min.

20120620004640-aad63f03 ანწლი_Sambucus_ebulus_Zwergholunder,_AttichSambucus_ebulus

 

About agroproduct

Leave a Comment