General

Bari i Peshkut (lat. Verbascum Thapsus)

Posted at July 16, 2016 | By : | Categories : General | 0 Comment

Përshkrimi: Bimë barishtore dyvjeçare deri 2 m e lartë, me gjethe bazale të mëdha vezake të përmbysta gjatore të plota ose ura-ura të mbuluara dendësisht me qime.  Lulet me ngjyrë të verdhë te grupuara në kalli të gjatë dhe me fill të thekëve me qime të bardha.

Përhapja në Kosovë: Në vende të thata me diell, afër rrugëve dhe në vende ruderale.

Pjesët e përdorshme: Lulja (Verbasci flos), rrallë gjethet (Verbasci folium).

Vjelja: Lulet dhe gjethet vjelën gjatë verës (VI-VIII)

Tharja: Tharja e rrënjëve bëhet në furra në temp. 450C. Raporti: 7:1.

Kategoria terapeutike: Respirator i rrugëve të frymëmarrjes.

Përdorimi: Lulet përdorën në trajtimin e rrugëve të frymëmarrjes, bronkitisit, mushkërive, astmës si dhe në shërimin e sëmundjeve të lëkurës.

Përgatitja dhe doza: Doza ditore deri 4 g. (4 X 1 ) lule e tharë  në ditë, përvëlohet me ujë valë dhe pihet si çaj.

mullein-verbascum-thapsus-3 Verbascum_thapsus_beste_HD Verbascum_thapsus_flora_batava

 

About agroproduct

Leave a Comment