GeneralTë Rejat

Njëmbëdhjet Bimët Helmuese

Posted at July 16, 2016 | By : | Categories : General,Të Rejat | 0 Comment

Të nderuar të gjithë ju  kultivues te  bimëve mjekësore & aromatike të keni kujdes të shtuar për bimët e mëposhtme ,nëse te njëjtat i hasni në parcelat ku bëni kultivim ju lutem qe këto baroja të hiqen dhe të largohen largë nga parcelat e kultivuara,për shkak se te njëjtat me përmbajtjen e tyre të ( Pyrrolicidin alkoloideve) mund te shkaktojnë helmim dhe mbetje te dëmshme për shëndetin e njerëzve dhe kafshëve. Po ashtu edhe mbledhësit e bimëve spontane duhet te kenë kujdes në zonat ku vërejnë këto bimë dhe për rreth tyre te shmangin mbledhjen e bimëve dhe të keni kujdes të shtuar   mos përzierje te produkteve të mbledhura.

Senecio vulgaris –Pulith i rëndomtë

Senecio jacobaea -Pulithi i Jakobit

Leucanthemum vulgare-  Lulebardha

Eupatorium cannabinum – Eupatori

Heliotropium europaeum – Dielldridhësi evropian

Cynoglossum officinale – Gjuhëqeni mjekësor

Myosotis arvensis – Lulëmiza e arës

Echium plantagineum – Ushqerëza

Tussilago farfara – Thunder mushke

Symphytum officinale – Kufilma mjekësore

Symphytum bulbusom – Kufilma qepore

 

 

About agroproduct

Leave a Comment