General

Manushaqe (lat. Viola odorata)

Posted at July 16, 2016 | By : | Categories : General | 0 Comment

Përshkrimi: Bimë barishtore shumëvjeçare 5-20 cm lartë me ngjyrë të gjelbër. Gjethet e rrumbullakëta me bisht 1-5 cm. Lulet me ngjyrë vjollce dhe aromatike të pajisura me shpor.

Përhapja në Kosovë: Në vende me shkurre dhe pyje të zonës kodrinoro-malore.

Pjesët e përdorshme: Pjesa mbitokësore (Violae odoratae herba), rrënja (Violae  odoratae radix)

Vjelja: Herba vjelët gjatë pranverës (III-V), rrënja gjatë vjeshtës (IX-X).

Tharja: Herba thahet në furra në temp. 45-500C. Raporti 8:1, rrënjët në temp. 60 0C. Raporti:5:1.

Kategoria terapeutike: Trajtim të lëkurës (ekzemave)

Përdorimi: Përdorët në trajtimin e sëmundjeve të lëkurës (ekzemave dhe akneve) dhe bronkitisit.

Përgatitja dhe doza: Doza ditore: 1.5 g. herba e tharë  përvëlohet në 150 ml ujë valë dhe pihet si çaj 3 herë në ditë. Për përdorim të jashtëm 4 g herba të freskët në 150 ml ujë të valë.

Viola_odorata_fg01

OLYMPUS DIGITAL CAMERA

ViolaOdorata2

About agroproduct

Leave a Comment