Mirë se vini

E themeluar nё vitin 2002 pas lufte si kompani familiare ku pronari I saj duke e shfrytёzuar njё provojё qё kishte nё moshёn rinore rreth grumbullimit tё bimёve mjekёsore aromatike si dhe duke u nisur më tepër nga aspekti humanitarë pёr tё krijuar mundёsi punёsimi dhe vetёpunёsimi të njerëzve pas luftes, filloi aktivitetin e grumbullimit të bimëve mjeksore aromatike si dhe kultivimin e tyre . AP fillimisht në vitin 2003 ka investuar objektin me siperfaqe prej 500 m² dhe duke bërë investime çdo vit në objekte, ka arritur që në vitin 2015 të ketë 2400 m² siperfaqe të objekteve, në vitin 2013 ka investuar 2000 m² sera moderne për kultivimin e fidaneve, ka të siguruara 220 m² siperfaqe të tharëseve dhe 3 dhoma ftohëse në 200 m³ dhe ne vazhdimesi duke Investuar ne mekanizim bujqesore dhe ne Linja te perpunimit,dhe tani ka filluar Projektin Investiv për vitin 2016-17 objekt të ri përpunimi dhe deponimi në sipërfaqe prej 2800 m² ku do të investohën në këtë hallë pëprunimi edhe linja të reja të perpunimit ne nji vlere prej 1.2 milion euro.dhe ne vazhdimesi duke investuar ne zingjirin furnizues tek Qendrat Grumbulluese ( 46 sosh) ne pajisje, Threse Horizontale,ku deri tani ka kaluar shifren Investive te 2 mil.Euro,ku bashke me investimet e bera ne Kompani kalon vleren Investive te 7 mil. Euro per te mundesuar nji furnizim cilesorë me bimë mjekësore & aromatike,dhe nji kultivim Organik te këtyre bimëve,me rregullat dhe standardet e BE-së. Duke u nisur nga fakti që sektori I BMA-ve kishte shkëputje në një periudhë 30 vjeçare, ku më pare ky sektorë në kohën e ish-jugosllavisë në Kosovë ishte I organizuar përmes koperativave bujqësore dhe me prishjen e situates politike qe nga viti 1991 popullata shqiptare nuk kishte marrë pjesë në grumbulimin e BMA dhe kjo shkëputje ne njëren anë I kishte bëre mire këti sektori duke u rritur kapaciteti BMA-ve për 30 vite të mos shfrytëzimit të tyre por në anën tjeter ishte një dertyrë shum e vështirë për AP për të organizuar dhe trajnuar mbledhës të ri në moshë për mbledhjen e bimëve duke marë parasyshë faktin që gjenerata e vjetër e cila ishte merrë me kët grumbullim tani më nuk ekzistonte kështu që AP filloi organizimin nga zero në një sistem krejt të ri duke organizuar sektorin nga e para. Pra ne filluam organizimin e këtij sektori në nji sistem krejt të ri i cili nuk është per tu hasur ndokund ne kete sektorë