Për ne

Kompania ka një infrastrukturë të mirë për të zhvilluar këtë aktivitet, ka të ndërtuar Objektin me siperfaqe prej 2400 m₂, disponon me tharëse modern ,horizontale 220 m₂, për tharjen e këtyre bimëve, gjithashtu ka të ndërtuara 3 dhoma ftohëse në Objektin e sajë në siperfaqe prej 200 m₂ për ngrirjen objektiagdhe procesimin e frutave malor dhe këpurdhave. Kompania posedon me makineri moderne për përpunimin dhe procesimin e këtyre bimëve.

Kompania Agroproduct shpk ka të punësuar 57 punëtorë të përhershëm, gjatë sezonës punëson deri në 300 punëtorë, ka të shtrirë aktivitetin e saj në të gjithë territorin e Kosovës,  ka të organizuar 46 Qendra grumbulluese, ku vlenë të theksohet se të gjitha këto Qendra grumbulluese janë të pajisura me Tharëse dhe Makineri përkatëse për procesimin e këtyre Bimëve, të cilat  janë pjesë e financimit nga ana e Kompanisë. Të gjitha këto Qendra grumbulluse janë të kontraktuara me kontrata afatëgjate nga Kompania, dhe pergjegjësit e këtyre qendrave në vazhdimësi trajnohen nga stafi i kompanisë për kohen e vjeljes, mënyren e vjeljes , përqindjen e vjeljes , mënyren e tharjes , mënyren e ruajtjes, si dhe për ruajtjen e rabitatit të Bimësisë.

Kompania ka të zvilluar ( instaluar) një program (Soft wer) përmes të cilit evidentohet në përpikmëri sistemi i gjurmshmërisë, dhe nëpermjet këtij sistemi janë të evidentuar 3235 mbledhës, të kompanis Agroproduct-shpk, në tërë territorin e Kosoves. Paralel me grumbullimin e bimëve mjekësore & aromatike, kompania zhvillon edhe kultivimin e këtyre bimëve, ku aktualisht  kultivohen 25 lloje të bimëve mjeksore aromatike, me një sipërfaqe prej 160 ha, vetëm në Komunën e Istogut.
Edhe kultivimi përcillet permes programit të instaluar pranë Kompanisë dhe permes këtij sistemi të evidentimit, realizohet edhe kostoja e kultivimit të këtyre bimëve, duke u evidentuar me nr. Identifikues per çdo ngastër ( parcelë) dhe nepërmes këtij evidentimi regjistrohen punët e kryera në çdo ngastër, dhe kështu nxirret kostoja e kultivimit të çdo bime në çdo ngastër përfshirë edhe farmerët e kontraktuar.20140315_162556

Kompania Agroproduct-shpk është Kompani lidere dhe e vetmja Kompani e liçencuar për kultivim, dhe grumbullim të bimëve mjekësore aromatike nga ana e ministris së bujqësisë, pylltaris dhe zvillimit rural të republikes së Kosovës. Kompania Agroproduct shpk është e çertifikuar për prodhimtari Organike fillimisht nga organizata, dhetrupa Çertifikuese Zviceriane Bio inspecta dhe që nga viti 2012, nga trupa Çertikikuese Shqipëtare  Albinspekt ku i ka të Çertifikuara të gjitha zonat ( 5 ) e Kosoves për bimët nga mbledhja spontane, si dhe ka të çertifikuar të gjithë sistemin e kultivimit të bimëve mjeksore i cili kultivim bëhet në mënyrë Organike, d.m.th të gjitha bimët nga mbledhja spontane ( 55 lloje ) dhe ato të kultivuara (25 lloje ) janë të çertifikuara me çertifikaten Organike.

Kompania Agroproduct-shpk është e çertifikuar edhe me standardin HACCP nga trupa çertifikuese Gjermane TÜV NORD. Kompania Agropruduct shpk është lidere për kultivimin dhe grumbullimin e bimëve mjekësore aromatike në Kosovë, dhe exportuese e vetme e këtyre bimëve në tregun Europian, e cila ka të siguruara kontrata afatëgjate për furnizim me Kompani përpunuese me renome ndërkombëtare të Gjermanisë, Austrisë, Zvicrës.