Kultivimi

Kultivimi I bimëve mjekësore

Kompania Agroproduct-shpk, që nga themilimi i saj është pëkrahur nga organizata të ndryshme, që kanë vepruar dhe vazhdojnë të veprojnë në Kosovë si : Organizata Zvicerane Intercooperation, Organizata Gjermane Giz, Organizata Amerikane Usaid etj..

Duke u mbështetur qendrat grumbulluese me tharëse, si dhe vetë Kompaninë me makineri të ndryshme për procesimin e këtyre bimëve, me trajnime të ndryshme, vizita jashtë vendit, në panaire të ndryshme nderkombëtare. Krejt në fillimë Organizata Zvicerane Intercooperation, na ka siguruar Fidanet për mbjelljen e 4 llojeve te bimëve mjekësore Shërbela ( Salvia officinalis), Barë blete ( Melisa officinalis ), Rigoni I bardhë ( Origanum heraocleticum ), Mendra e butë ( Mentha piperita ). Për nga 10 ari siperfaqe, kështu që me angazhimin permanent të stafit të Kompanisë ne sot kultivojm 25 lloje te bimëve mjekësore aromatike në një sipërfaqe 120 ha. I gjithë kultivimi zhvillohet në mënyrë organike ku Kompania ka të zhvilluar programin “Soft wer”. Të gjithë ngastrat janë të identifikuar me numrat e tyre identifikues përmes këtij sistemi regjistrohen të gjitha veprimet në çdo ngaster, dhe kështu në fund nxerrim koston e kultivimit të sëcilës bimë mjeksore aromatike.