Bimët

  • Kompania  Agroproduct-Shpk është themeluar në vitin  2012  e cila është pasardhëse dhe trashëguese e kompanisë  “Agroprodukt Syne”. Agroproduct-Shpk ndodhet në të njëjtin lokacion dhe ushtron të njëjtën veprimtari të mëparshme. Aktiviteti i kompanisë ushtrohet në kultivimin e bimëve aromatike dhe erëzave për ushqim, mbledhje spontanen nga natyra  dhe përpunimin e tyre. Kjo kompani zhvillon aktivitetin e mbledhjes së bimëve mjekuese spontane dhe frutave malor nga natyra, në ndërkohë është duke bërë edhe kultivimin e një numri te caktuar ...

    Posted at October 14, 2017 | By : | Categories : home | 0 Comment
  • Trumza (lat. Satureja montana)

    Përshkrimi: Bimë shumëvjeçare gati si shkurrëz me kërcej lulembajtëse zakonisht 10-40 cm, pushpak ose të shogët. Gjethet vizake-heshtore; të shogëta përveç buzëve të qerpikët, pak a shumë gjëndërore. Kupa 4-9 mm, gypore, me dhëmbë të mprehtë. Kurora 6-14 mm, zakonisht e trëndafiltë e çelët, me rrallë deri e purpurt. Përhapja në Kosovë: Rritet në shpate gurishtore, kullota të thata, deri në zonën malore. Pjesët e përdorshme:  Pjesa mbitokësore- herba (Saturea montanae herba) Vjelja: korrik-shtator. Tharja: bëhet në furra në ...

    Posted at July 15, 2016 | By : | Categories : General | 0 Comment
  • Shtogu (lat. Sambucus Nigra)

    Përshkrimi: Shkurre rrallë dru deri 6 m i lartë. Kërcelli dhe degët kanë ngjyrë hiri, druri në mes ka palcë të bardhë. Gjethet e përbëra nga 7 gjethëza. Lulet në lulesa ombrellë deri 30 cm. Frutat kur piqen janë ngjyrë vjollcë gati të zezë me tri fara dhe me lëng të kuq të mbylltë. Përhapja në Kosovë: Rritet në toka të pasura në afërsi të përrenjve dhe buzë pyjeve. Pjesët e përdorshme:  Lulet  (Sambuci flos) dhe fruti ...

    Posted at July 14, 2016 | By : | Categories : General | 0 Comment
  • Kinla (lat. Sambucus ebulus)

    Përshkrimi: bimë barishtore shumëvjeçare deri 2 m e lartë kërcelli i drejt, zakonisht i thjeshtë. Gjethëzat gjatore deri gjatore-heshtore, të sharruara, përsipër të shogëta, pëposh  pushlore. Lulesa me diametër 5-16 cm, vastakore që duket si ombrellë. Kurora e bardhë, rrallë e trëndafiltë nga jashtë. Fryti rruzullor i zi, 4-6 mm. Përhapja në Kosovë: Rritet në toka të papunuar dhe buzë  rrugëve. Pjesët e përdorshme:  Fryti  (Sambuci fructus ) dhe lulet (Sambuci flos) Vjelja: Lulet vjelën gjatë muajt maj. ...

    Posted at July 14, 2016 | By : | Categories : General | 0 Comment
  • Manaferra (lat. Rubus Fructicosa)

    Përshkrimi: Shkurrëz ose shkurre deri 2 m e lartë, kërcejt të harkuar ose të shtrirë, të shogët deri pushbutë. Thumbat (gjembat) me bazë të gjerë të hapur deri si kosarakë. Gjethet me 3-5 gjethëza, përsipër të gjelbra të shogëta, përposh me push të bardhë,lekurorë. Lulesa shpesh e gjatë me gjethe në bazë. Petlat të rrudhosura, rrotullare ose vezake, të bardha ose të trëndafilta. Fryti i zi i ëmbel i ngjitur me shtratin lulorë. Përhapja në Kosovë: ...

    Posted at July 13, 2016 | By : | Categories : General | 0 Comment