Bimët

  • Gështenja (lat. Castanea sativa )

    Përshkrimi: Bimë drunore deri 30 m. Gjethet 10-25 cm, eliptike, të gjata, më dhëmbë të mëdhenj .Lulet mashkullore në grupe formojnë kalli, kurse lulet femërore nga tri ose me shumë.Frutet 1-3, të mbyllur në një mbështjellës me gjemba. Përhapja në Kosovë: Mjaftë e përhapur në zonën kodrinore të Dukagjinit prej Morine deri në Grykën e Rugovës.. Pjesët e përdorshme:  Gjethet (Castanea folium) dhe fruti si ushqim ose krem për ëmbëlsira. Vjelja: gjethet vjelen gjatë verës së hershme (VI) Tharja: ...

    Posted at July 13, 2016 | By : | Categories : General | 0 Comment
  • Ushojza pa kërcell (lat. Carlina acaulis )

    Përshkrimi: Bimë barishtore shumëvjeçare me rrënjë boshtore të trashë nga e cila dalin gjethet rozetë të çara dhe me gjemba mbi të cilat del një kaptinë deri 10 cm. Lulet të kuqërremta. Përhapja në Kosovë: Mjaftë e përhapur në kullota të zonës malore dhe subalpine.. Pjesët e përdorshme:  Rrënja (Carlina radix) Vjelja: rrënjët duhet të vjelen në vjeshtë ose herët në pranverë. Tharja: Duhet bërë në furra në temperaturë deri 600C ose në vende ku ka rrymim të ajrit. Raporti: ...

    Posted at July 13, 2016 | By : | Categories : General | 0 Comment
  • Murrizi (lat. Crataegus monogyna)

    Përshkrimi: Shkurre ose dru deri 10 m. Me gjethe me 3-7 vriguj gjator të mprehta ose gati shyte. Ndajgjethëzat të plota, heshtore. Lulet me diametër 8-15 mm të vendosur në vastak. Shtyllëza 1. Fruti bërthamor 6-10 mm, i kuq. Përhapja në Kosovë: E përhapur në pyje të dushkut, vende me shkurre  dhe djerrishte. Pjesët e përdorshme:  gjethet me lule (Crataegi folium cum flore) dhe fruti (Crataegi fructi) Vjelja: gjethet dhe lulet  gjatë kohës kur sa po ka filluar ...

    Posted at July 13, 2016 | By : | Categories : General | 0 Comment
  • Trasta e bariut (lat. Capsella bursa pastoris)

    Përshkrimi: Bimë njëvjeçare, me qime të pakta, ose e shogët. Kërcelli I thjeshtëose I degëzuar, 30-60 cm. gjethet bazale në rozetë, shumë a pak me bishtak, të plota ose ferrake; kërcelloret kërcelpushtuese me veshëza. Lulet të bardha ose trendafili, pa erë. Petalet 2-3 mm, gati dy here sa sepalet. Fryti  silikëz 6-9 mm. shtyllëza rreth 0.25 mm. Përhapja në Kosovë: Në vende të thata e me bar si bimë e zakonshme Pjesët e përdorshme:  pjesa mbitokësore (Bursae pastoris ...

    Posted at July 13, 2016 | By : | Categories : General | 0 Comment
  • Mështekna (lat. Betula pendula)

    Përshkrimi: Dru me lëvore të bardhë deri 30 m. Gjethet 2-7cm, trekëndore ose romboide me majë të gjatë dhe të mprehtë dy herë të dhëmbëzuara si sharrë. Gjethet e reja ngjitëse, të vjetrat të shogëta. Frutet të vogla me dy flatra cipëthata. Përhapja në Kosovë: Në pyje të zonës malore të Maleve të Sharrit dhe Alpeve shqiptare ose e kultivuar në parqe si dekorative. Pjesët e përdorshme:  Gjethet (Betulae folium), lëvorja (Betulae cortex), lëngu i nxjerrë nga ...

    Posted at July 13, 2016 | By : | Categories : General | 0 Comment